BDI akuzon ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivarin, për vonesat rreth mundësimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas BDI-së, edhe në sesionin e tetorit, 52 kandidatë do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën maqedonase, mes tyre 12 shqiptarë.
Nga BDI thonë se konsultimet dhe paralajmërimet e Ministrisë nuk përbëjnë zgjidhje, por prolongim të çështjes.
BDI rikujton se Shasivari, kur ishte profesor, kishte kritikuar pamundësimin e provimit të jurisprudencës në shqip dhe tani kërkon që çështja të zgjidhet menjëherë.
Ministria e Drejtësisë ndërkohë ka paralajmëruar takim me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të diskutuar zgjidhjen e çështjes.
