Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndeti deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse një kërkesë e tillë parashtrohet në Kuvend.

Nga BDI thonë se zgjedhjet do t’u mundësonin qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre dhe do të kontribuonin në legjitimitetin politik e stabilitetin institucional.

Gjithashtu nga BDI theksojnë se vendi ka nevojë për një qeveri stabile, funksionale dhe legjitime që do të reflektojë vullnetin politik dhe përfaqësimin e drejtë të komuniteteve.

LEXO:

https://tv21.tv/mickoski-nese-opozita-kerkon-zgjedhje-te-parakohshme-do-ti-pranojme-dhe-do-ti-fitojme/

Kumtesa e BDI

BDI: E përshëndesim gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndet deklaratën e Kryeministrit Hristijan Mickoski për gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së që, në rast të një kërkese në Kuvend, të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Gatishmëria për të kërkuar zgjidhje përmes institucioneve dhe vullnetit të qytetarëve është përgjegjësi që duhet përshëndetur.

BDI në vazhdimësi ka theksuar nevojën për një qeveri stabile, funksionale dhe legjitime, e cila do të reflektojë vullnetin politik dhe legjitimitetin e komuniteteve më të mëdha në vend. Stabiliteti institucional dhe përfaqësimi i drejtë janë parakushte për t’u përballur me sfidat e vendit.

Në këtë drejtim, gatishmëria politike për t’ua kthyer qytetarëve fjalën përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në BDI vlerësohet si mundësi serioze dhe institucionale, duke vendosur në plan të parë interesin e qytetarëve, legjitimitetin politik dhe stabilitetin afatgjatë të vendit.