Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se BE-ja do ta fillojë punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë.

Kallas theksoi se Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën. “Moska nuk do ta përfundojë luftën derisa të kuptojë se nuk mund të vazhdojë më”.

Ajo tha se BE-ja dhe partnerët evropianë punuan për t’u koordinuar me Tramp përpara takimit në Alaskë. Megjithatë, Kallas theksoi se “realiteti i ashpër” është se Rusia nuk ka asnjë qëllim ta ndalë luftën së shpejti. “Vendosmëria e Presidentit Tramp për të arritur një marrëveshje paqeje është jetike”, shtoi Kallas

The post BE-ja do ta fillojë punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë appeared first on Alsat.