Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka
dhënë për emisionin n’PODIUM për portalet Ora24 dhe Almakos!
I pyetur për paralajmërimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Sali, ka nënvizuar se nuk na
trembin zgjedhjet.
“Nuk na frikëson aspak fakti se mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk ka nevojë për shkak të
qytetarëve, por ne jemi të gatshëm”, ka nënvizuar Sali.
Sa i përket temave si gjuha shqipe dhe çka bëri VLEN në këtë periudhë, Sali, pyetjes iu është përgjigjur
me një pyetje tjetër retorike.
“Do ta jap përgjigjen me një pyetje të shkurtër: Çka ndryshoi në ligjet ekzistuese që sot nuk bënë e dje
ishte më mirë?”, ka theksuar Sali.
Bekim Sali, ka vazhduar argumentin duke theksuar se gjuha shqipe është avancuar aq sa është mundur,
por nuk është stagnuar ashtu si opozita po dëshiron që ta paraqes.
“Ku ka mundur është avancuar aq sa ka mundur. Por nuk ka asnjë ndryshim për stagnim apo për
degradim të gjuhës shqipe. Kështu që, e gjithë kjo është propagandë që po zhvillohet për fat të keq.
Unë e shoh se opozita nuk ka ndonjë temë të mirëfilltë, me të cilën do të duhet të merret! Ndoshta,
riogranizim të mirëfilltë të brendshëm që nuk arritën që ta bëjnë brenda vetes dhe mungesa e një
agjende tjetër! Temat e ndjeshme si gjuha shqipe, ku argumentet janë të këtilla, asgjë nuk ka ndryshuar
për të keq që sot të jetë më keq sesa dje”, ka deklaruar Sali.
