Nëse Cristiano Ronaldo është drejt fundit të karrierës, një tjetër Ronaldo është në fillimet e saj dhe duket në gjurmët e të atit. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo Junio, 14 vjeç, pjesë e Al Nassr, por që ndiqet me interes nga shumë klube të mëdha europiane.
Sipas “The Sun”, janë plot 16 klube të njohura që ndjekin 14-vjeçarin dhe kërkojnë ta bëjnë pjesë e ekipeve të tyre të moshave, pasi konsiderohet si një talent premtues për të ardhmen. Sipas raportimit në fjalë janë 10 klube nga Bundesliga, ku sigurisht nuk mungojnë Bayern, Dortmund, Leipzig, Eintracht Frankfurt etj.
Listës po ashtu i shtohen edhe 3 klubet e Serie A, Juventus, Inter dhe Atalanta. Nuk mungojnë as klubet angleze si Tottenham dhe Manchester United. Listën e mbyll Salzburg, ekipi austriak që njihet për suksesin që ka me talentet e rinj. Kujtojmë që Cristiano Ronaldo Junior vetëm pak ditë më parë debutoi me Portugalinë U15 dhe shumë njerëz janë të bindur që ai do të ndjekë rrugën e të atit.
The post “Bëmë baba të të ngjaj”! Djalin e Cristiano Ronaldo-s e kërkojnë plot 16 ekipe appeared first on Telesport.
