PSG ka fituar trofeun e Champions League për herë të dytë rresht. Këtë herë duke mundur në finalen Arsenalin, 4-3 nga pika e bardhë e penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, në finalen e luajtur në “Puskas Arena” në Budapest.
Menjëherë pas fitores, klubi parizien ka kërkuar nga tifozët e saj që të bëjnë kujdes gjatë festimeve për trofeun e Champions League, në mënyrë që të mos përsëriten incidentet e vjetshme.
“PSG fiton titullin e dytë radhazi të Champions League dhe vazhdon të shkruajë historinë e saj, së bashku me tifozët e saj. PSG u bën thirrje të gjithëve ta përjetojnë këtë moment historik me krenari, përgjegjësi dhe respekt në mënyrë që ky festim të pasqyrojë këtë sezon të jashtëzakonshëm: popullor, të bashkuar dhe shembullor”, postoi klubi parizien në X.
The post “Bëni kujdes”, PSG me një thirrje të sinqertë për tifozët pas fitores së Champions-it të dytë appeared first on Telesport.
