Rivali i përjetshëm i Arsenalit, Chelsea, nuk ka pritur gjatë dhe ka goditur direkt “Topçinjtë”, përmes një postimi në rrjetin social X, ku i thumbon pas humbjes në finalen e Champions League ndaj PSG-së.

“Ejani dhe vizitoni dhomën tonë të trofeve në Londër. Rezervoni turin tuaj në stadiumin Stamford Bridge”, shkrueht në postim zyrtar të klubit Blu në rrjetin social X.

Postimi shoqërohet me foto të të gjitha trofeve evropiane të fituara nga Blutë: Europa League, Conference, Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Kujtojmë se Arsenal ka luajtur dy finale të Champions League dhe i ka humbur të dyja. Chelsea ka luajtur në 3 finale të Champions League dhe ka fituar dy herë.

The post Chelsea nuk e njeh fjalën “mëshirë” dhe tallet keq me Arsenalin, pas humbjes në finalen e Champions League (foto) appeared first on Telesport.