Shkëndija ka përfunduar sezonin historik në Ligën e Konferencës në Turqi, ku pësoi disfatë me 4:0 nga Samsunspori në  përballjen e “play off”-it. Ekipi turk fitoi edhe ndeshjen e parë në Shkup (1:0) dhe me rezultat të përgjithshëm (5-0), me meritë avancon më tej.

 

 “Si fillim dua të përgëzoj ekipin e Samsunsporit për kualifikimin, mendoj që në të dyja ndeshjet e kanë merituar. Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, ne ishim shumë mirë në pjesën e parë, pastaj një penallti aksidentale dhe lodhja e bëri të veten, që pastaj të pësojmë humbje me rezultat të thellë, që sipas asaj që treguam në pjesën e parë, nuk e merituam. Të them të drejtën nuk e prisja, pasi besoja që do të jemi në ekip kompakt që do të rivalizojë shumë. Por siç ju thashë edhe më herët, një moment i penalltisë apo edhe ndeshja e zhvilluar ditën e diel në kushte shumë të rënda të fushës kundër Sileksit në kampionatin e Maqedonisë, besoj që ndikojë shumë dhe në pjesën e dytë të vjen lodhja e futbollistëve. Pastaj erdhi edhe deri te pranimi i tre golave tjerë përveç penalltisë, ” tha fillimisht Beqiri.

 

Trajneri I kuqezinjëve foli edhe për aventurën europiane.

 

“Normalisht se pas kësaj ndeshje përfundon aventura jonë europiane. Unë në të njejtën kohë do të doja si fillim të falenderoja të gjithë futbollistët për maksimumin e dhënë për shkak se arritja totale e klubit gjatë këtij kompeticioni ka qenë e jashtëzakonshme, pavarësisht humbjes së fundit që ishte humbje e lartë. Dua gjithashtu të shpreh një falenderim për të gjithë klubin, nga pronarët, te kryesia e klubit, të punësuarit, administratën, pasi ka qenë një sezon i lodhshëm për ne, ka qenë një eksperiencë e re për ne. Tani më mbetet që i gjithë koncentrimi dhe fokusi të kthehet te kampionati Maqedonisë dhe shpresoj se si në kampionat po ashtu edhe në Kupë të japim maksimumin. Jam i bindur se me një angazhim maksimal do të dalim me rezultate pozitive në fund të sezonit, ” tha Jeton Beqiri.

The post Beqiri: E mbyllim aventurën evropiane, tani koncetrohemi te kampionati vendor appeared first on Alsat.