Skuadra e Besëlidhjes në basketboll për meshkuj është shpallur të hënën në mbrëmje kampione e Shqipërisë për sezonin sportiv 2025-2026. Ky është titulli i tretë radhazi për lezhjanët, që konfirmohen skuadra më e mirë e Superligës.

Në finalet play off, skuadra e Besëlidhjes mundi 3-0 me ndeshje rivalët e Tiranës. Në sfidën e tretë finale, skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, mundi 103-84 bardheblutë, takim që u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Një ndeshje që kishte pamjen e dy të parave, me rivalitet në pjesën e parë (u mbyll me shifrat 54-49 për kampionët), por më pas Besëlidhja shkëputet e fiton. Këtë herë, emocionet vijuan deri në periodën e tretë, që u mbyll 75-70.

Në 10-minutëshin e fundit, ekipi i Besëlidhjes arrin të bëjë diferencën në parket, ku dallohet Trey Edmons, autor i 24 pikëve dhe 12 rebound. Pesë basketbollistë të Besëlidhjes realizuan mbi 13 pikë, duke bërë diferencën në parket.

Për Tiranën u dalluan Williams me 26 pikë e Jeffers me 21 pikë, por të vetëm nuk mund të bënin dot diferencën. Kështu, lezhjanët arrijnë të fitojnë 103-84, duke nisur kështu festën e radhës, një triumf i merituar i ekipit që e dominoi kampionatin.

Superliga-Meshkuj,finale play off

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 104-86

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 77-90

Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 103-84 (3-0)

The post Besëlidhja mund sërish Tiranën në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj appeared first on Telesport.