Besëlidhja në basketboll për meshkuj ka fituar Kupën e Federatës për vitin 2026, pas triumfit 105-90 në finale ndaj Apolonisë. Ndeshja u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Në një ndeshje emocionuese dhe me rivalitet, skuadra kampione ngriti lart trofeun e radhës, duke e nisur mbarë sezonin e ri. Apolonia u përpoq të rivalizojë deri në fund, por u detyrua të pranojë epërsinë e lezhjanëve.
Një përballje intersante dhe me shumë pikë, çka tregon e skuadrat kanë ende shumë punë për të bërë në mbrojtje. Gjithsesi, Besëlidhja konfirmohet si skuadra për t’u mundur dhe Apolonia si një pretendente për trofe.
The post Besëlidhja nuk ndalet, lezhjanët fitojnë Kupën e Federatës pas triumfit ndaj Apolonisë në finale appeared first on Telesport.
