Pogradeci është shpallur fitues i Kupës së Federatës në volejboll për femra për vitin 2026. Në finalen e luajtur në Farkë, skuadra liqenore mundi 3-1 (25-15, 23-25, 25-22, 25-19) fqinjet e Skënderbeut në derbin juglindor.

Një ndeshje në përgjithës e komanduar nga Pogradeci kampion, që e meritoi fitoren. Ndërsa loja e Skënderbeut ishte me hope, duke rivalizuar pjesërisht. Gjithsesi, një tjetër trofe për Pogradecin, që edhe këtë sezon synon të jetë pretendent.

Kupa e FSHV-së ishte eventi i parë sezonal në volejboll, ku morën pjesë të gjitha ekipet e Superligës, që testuan forcën në prag të fillimit të kampionatit.

Kupa e Federatës-Femra (gjysmëfinale)

Skënderbeu – Dinamo, 3-2

Tirana – Pogradeci, 0-3

Finale

Skënderbeu – Pogradeci, 1-3

The post Pogradeci nuk ndalet, kampionët mundin Skënderbeun dhe fitojnë Kupën e Federatës appeared first on Telesport.