Leandro Paredes foli për të ardhmen e kombëtares argjentinase dhe të Lionel Messit pas Botërorit. Mesfushori 32-vjeçar, rikthyer te Boca Juniors, tha se shumë lojtarë duhet të mendojnë për vazhdimin ose jo:

“Shumë prej nesh duhet të pyesin veten nëse do të vazhdojnë apo jo me kombëtaren. Ky proces ishte spektakolar, por do të jetë e vështirë ta ruajmë këtë nivel. Duhet të reflektojmë dhe të flasim me trajnerin. Personalisht nuk e di nëse do të vazhdoj”.

Për Messin, ai shtoi: “Më dhemb, sepse gjatë gjithë Botërorit thonim se nuk donim të vinte ndeshja e fundit e Leos. Besoj se e kishte marrë vendimin që finalja ndaj Spanjës të ishte ndeshja e tij e fundit me kombëtaren”.

Megjithatë, Paredes shpreson për një ndryshim: “Uroj që jo, uroj që të vazhdojë të luajë. Do të jetë vendimi i tij dhe nëse kjo e bën të lumtur, na bën të lumtur edhe neve”.

 

 

The post “Besoj se Messi e kishte vendosur që finalja ndaj Spanjës ishte ndeshja e tij e fundit me Argjentinën” appeared first on Telesport.