Boksieri britanik Tyson Fury fitoi me tërheqje të rivalit në raundin e shtatë duelin me polakun Mariusz Wach, duel që u zhvillua të premten në Pattaya, në Tajlandë.

Një përballje që nuk pati shumë bujë në media dhe nuk u transmetua “live”, por sipas “Sky Sports” sfida u dominua nga ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, që pati epërsi në të gjitha raundet.

Kjo është fitorja e 36-të në karrierë për boksierin britanik, që ka edhe 2 humbje e 1 barazim. Një sfidë që ishte si një përgatitore për Tyson Fury, që më vonë këtë vit pret të përballet me patriotin e tij Anthnony Joshua.

Epërsia e Fury në ring ishte e madhe, duke goditur rivalin me grushte gjatë gjithë kohës. Ndaj, stafi i Watch u detyrua të tërheqë boksierin në raundin e shtatë, pasi nuk kishte asnjë shans të fitonte.

The post Tyson Fury bën detyrën, mposht polakun Watch dhe bëhet gati për sfidën me Joshua appeared first on Telesport.