Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, triumfoi të dielën paradite në garën e Cmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Mandalika. Një garë e dominuar nga piloti italian, që e meritoi fitoren dhe rikthehet në garë për titullin kampion për pilotë.
Motori Aprilia bëri ligjin në këtë garë, me 4 pilotë të kësaj marke që u renditën në katër vendet e para. Në podium u ngjitën edhe spanjollët Raul Fernandez, i dyti me Aprilia Trackhouse e Jorge Martin, i treti me motorin tjetër Aprilia (japonezi Ai Ogura i katërti me Aprilia Trackhouse).
Vetëm i gjashti Marc Marquez me Ducati, pas spanjollit tjetër Pedro Acosta me KTM. Falë vendit të tretë në garën e sotme, Jorge Martin rikthehet në krye të renditjes në MotoGP, me 355 pikë, dy më shumë se Marquez. Ky ishte suksesi nr.300 për pilotët italianë në MotoGP.
The post Bezzecchi triumfon në Indonezi dhe hyn në garën për titull, Martin rikthehet në krye të renditjes appeared first on Telesport.
