Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Portimao. Ky është suksesi i dytë sezonal për Bezzecchi, që triumfoi në një garë të dominuar nga xhiro e parë deri tek e fundit.
Italiani e nisi garën nga “pole“ dhe e ruajti kryesimin deri në fund, duke mos patur asnjë shqetësim nga rivalët në garë. Në vendin e dytë, i shkëputur me shumë se 3 sekonda nga fituesi, u rendit spanjoll i Ducati Gresini, Alex Marquez.
Ky pozicion i jep praktikisht Alex edhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme pas vëllait të tij Marc Marquez, që është shpallur kampion bote dy muaj më parë. Ai nuk garon prej 3 garash për shkak të një aksidenti dhe operacioni në shpatull.
Në vendin e tretë u klasifikua spanjolli i KTM, Pedro Acosta. Një tjetër garë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që u detyrua të tërhiqej, pasi ishte rrëzuar më herët. Pilotët e tjerë mbërritën të gjithë në finish pas më shumë se 10 sekondash.
The post Bezzechi triumfon në Portimao, Alex Marquez e Acosta ngjiten në podium, rrëzohet Bagnaia appeared first on Telesport.

