Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e nja sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

“Ndonëse ekzistonte një politikë ose plan për personat që konsideroheshin kundërshtarë, viktimat u zgjodhën vetëm duke u bazuar në faktorin individual dhe jo bazuar në përkatësinë e tyre në një popullatë civile të shenjës truar. Trupi gjykues nuk është i bindur se personat e shenjestruar  nga anëtarët e UÇK-së në këtë çështje gjyqësore mund të konsiderohen si popullatë civile”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, trupi gjykues ka thënë se incidentet që filluan pas 20 qershorit 1999 mbi të cilat ka pasur akuza për krime lufte nuk mund të cilësohen si krime lufte.