Profesori universitar Mersel Bilalli në intervistën për Alsat duke komentuar bllokadën e integrimit në Bashkimin Evropian theksoi që Maqedonia e Veriut nuk e ka luksin të tallet me ardhmërinë e qytetarëve të saj në emër të patriotizmit të rrejshëm, ndërsa për këtë përgjegjës është faktori politik shqiptar i cili ka veshë për të dëgjuar, por s’ka gojë për të folur.

“Maqedonia një thnegël, pra një mizë përdhese tallet me ardhmërinë e banorëve të vet, duke shitur një patriotizëm të rrejshëm i cili nuk vlen asgjë, çdoherë edhe shtetet e mëdha i ka dëmtuar e ku më shtetet e vogla dhe vazhdon si e tillë. Për fat të keq, pjesë e përgjegjësisë janë edhe struktura shqiptare e cila sikur ka veshë, por s’ka gojë. Duhet të ulet seriozisht, t’i definon çështjet me shumë struktura dhe të jetë e guximshme. Ajo vetëm mund t’i japë poenë politikë. Kështu heshtje mendoj se është shumë e dëmshme dhe jo vetëm për ato, për popullatën, për rajonin është”, tha Bilalli./Alsat.mk

The post Bilalli: VLEN ka veshë për të dëgjuar, por s’ka gojë për të folur appeared first on Alsat.