Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim, tha se në shtatorin e vitit 2024 i dorëzuan ministres së Arsimit, Vesna Janevska, 24 amandamente të Ligjit për Arsim që është aktualisht, pasi siç tha, nuk ishin të informuar se Qeveria po përgatiste ligj të ri, e sipas tij, asnjë nga 24 amandamentet e dorëzuara nuk janë të përfshira në ligjin e publikuar rreth një muaj më parë.

Blendi tha se problematike në ligjin e propozuar janë edhe autorët, që siç tha, ligji ka interes publik dhe duhet ditur se nga kush është hartuar, pasi sipas tij, autorët po mbahen si “sekret shtetëror”. Tutje, ai shtoi se është i nevojshëm një ligj i cili do të kontribuonte në rritjen e cilësisë në arsim.