Blero bëhet baba për herë të dytë, bashkëshortja publikon foton e parë të foshnjës

Këngëtari Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita, janë bërë prindër të një djali, duke nisur kështu një kapitull të ri dhe të veçantë në jetën e tyre familjare.

Vetëm pak pasi u bë publik lajmi për ardhjen në jetë të foshnjës, Eronita ndau me ndjekësit në Instagram foton e parë të të voglit. Postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e uruan çiftin me komente dhe mesazhe të shumta përgëzimi.

Krahas fotografisë, Eronita publikoi edhe një mesazh prekës kushtuar të birit:

“Ti je dhurata më e madhe e Zotit për ne.”

Çifti po shijon emocionet e para të prindërimit me anëtarin më të ri të familjes. Ndryshe, Blero është baba edhe i Tarës, vajzën nga martesa e parë, me aktoren Teuta Krasniqi.