Një detaj i papritur nga këngëtari i mirënjohur, Blero ka tërhequr vëmendjen. Përmes një Instastory, Blero ka ndarë një imazh bardhezi nga një ambient ceremonial, të shoqëruar me fjalët “Të dua” dhe emoji-t e gotave të shampanjës. Kjo lë të nënkuptohet se Blero po martohet për herë të tretë.
E dashura e tij ende nuk është bërë publike. Ndërsa kjo do të jetë martesa e tretë për Bleron. Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë, Tara. Më pas, këngëtari u martua me Afrona Dika, martesë që përfundoi po ashtu në divorc.

