Philadelphia ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 135-123 në fushën e Brooklyn, duke korrur suksesin e tretë radhazi. Embiid me 37 pikë e Brown me 31 pikë shkëlqyen për miqtë.
Zhgënjen Boston, që u mund 115-105 në shtëpi nga Orlando dhe dorëzon kreun në Lindje. 7 basketbollistë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Memphis, që mundi 136-120 Washington, ndeshje ku u dallua Booezer me 29 pikë.
Surprizon Phoenix, që mundi 117-105 Denver, ndeshje me 42 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Skuadra e New Orleans, falë 23 pikëve të Bey mundi 115-94 Golden State, ndërsa Miami fitoi 128-110 ndaj Houston (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Orlando, 105-115
Cleveland – Chicago, 126-115
Washington – Memphis, 120-136
Brooklyn – Philadelphia, 123-135
Miami – Houston, 128-110
Minnesota – Portland, 106-98
New Orleans – Golden State, 115-94
Denver – Phoenix, 105-117
The post Boston zhgënjen në shtëpi dhe dorëzon kreun, Philadelphia udhëheq në Lindje, fitojnë Miami e Phoenix appeared first on Telesport.
