Adriano Galliani ka shpjeguar arsyet përse hoqi dorë nga kundërshtimi i kandidaturës së Giovanni Malagò për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).
“Vazhdoj të jem i bindur se nuk mund të votohet dy herë, sepse në këtë mënyrë çdo kandidaturë mund të rrëzohet në momentin e fundit. Nëse lejohet të votohet dy herë, atëherë mund të bëhet papritur edhe një revokim dhe kandidatura të bjerë.
Megjithatë, si njeri i futbollit, një sport me të cilin merrem prej 50 vitesh, mendoj se bota jonë ka nevojë për qetësi dhe stabilitet. Kemi shumë probleme, ndaj vendosa të mos ndërmarr asnjë veprim. Do të shkojmë drejt votimit më 14 dhjetor. Kanë mbetur katër javë, janë dy kandidatë dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, – deklaroi Galliani për “Sky Sport”.
Ai zbuloi gjithashtu se vendimin për t’u tërhequr e mori pas telefonatave nga disa klube, Shoqata e Trajnerëve dhe përfaqësues të futbollistëve: “Ulivieri më ka thënë gjithmonë se marrëdhëniet më të mira i ka pasur me mua si president i Ligës. Të njëjtën gjë më tha edhe Calcagno. Kështu më bindën”.
The post Galliani “refuzon” presidencën e FIGC: Futbollit italian i duhet qetësi, nuk mund të votohet dy herë appeared first on Telesport.
