Xhani Infantino e përdori avionin e tij personal për të udhëtuar gjatë botërorit, për të ndjekur sa më shumë ndeshje të tij, teksa ato u zhvilluan në tre shtete, SHBA, Kanada e Meksikë. Por shoqatat ambjentaliste kanë llogaritur se gjatë këtyre udhëtimeve, avioni i numrit 1 të FIFA-s ka prodhuar 1,011 ton dioksid karboni, aq sa mund të emetojnë për një vit 157 persona. Me të drejtë ata e kanë quajtur botërorin 2026 si më të ndoturin.

Ishte një Kupë Bote rekordesh kjo e 2026. Një numër rekord ekipesh (48), ndeshjesh (104), spektatorësh në stadium (6.8 milionë) dhe të ardhura rekord (15 miliardë dollarë gjatë periudhës katërvjeçare). Por kishte edhe një numër rekord kilometrash të kryera me avion nga Presidenti i FIFA-s.

Xhani Infantino udhëtoi 108,323 kilometra me një avion privat për të marrë pjesë në ndeshje, takime dhe ngjarje të tjera gjatë botërorit, të shpërndarë në 16 qytete, në tre shtete, në katër zona kohore, me gati 4,500 kilometra midis Vankuverit dhe Miamit, dy vendet më të largëta.

 Dhe Gianni Infantino, i cili e ka bërë politikën e konsensusit shenjë dalluese të mandateve të tij, duhej të ishte kudo që mundi. Sipas përllogaritjeve, nga 11 qershori deri më 20 korrik, avioni i Infantinos udhëtoi mjaftueshëm distancë për t’i rënë globit rretheqark dy herë e gjysmë.

Që përbëjnë afërsisht 120 orë fluturimi, vajtje-ardhje në vetëm 40 ditë, të cilat prodhuan afërsisht 1,011 ton CO₂. Ekuivalenti i emetimeve vjetore të 157 personave, aqsa shoqata Paqja e gjelbërt e quajti këtë turne “dëmtuesin më të madh klimatik në historit”.

Megjithatë, FIFA është zotuar të përgjysmojë emetimet e karbonit të lidhura me Kupën e Botës deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2040. Nuk mund ta imagjinojmë dot se çfarë do të ndodhë pas katër vitesh, kur edicioni i Njëqindvjetorit të Kupës së Botës  do të luhet në Spanjë, Portugali dhe Marok, por edhe në Amerikën e Jugut.

E nëse miratohet propozimi për të zgjeruar më tej formatin në 64 ekipe do të ketë, më shumë ndeshje, më shumë para, por më shumë dëme mjedisore.