Gleison Bremer e ka përshpejtuar kthimin e tij në Continassa me dy ditë, duke u rikthyer në Torino për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti për sezonin e ri sportiv 2026-2027.

Mbrojtësi brazilian, që këtë verë ka luajtur me kombëtaren e vendit të tij në një Kupë Bote zhgënjyese me Seleção dhe i freskët nga lindja e vajzës së tij të dytë, ka zgjedhur të heqë dorë nga një pjesë e pushimit.

Tani me dy fëmijë, është një betejë,” e mirëpriti Pinsoglio, duke bërë shaka dhe duke buzëqeshur me Bremer për lindjen e vajzës së tij të dytë, e cila lindi vetëm pak ditë më parë.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Gleison Bremer do të qëndrojë me Juventus, pasi shpesh është përfolur se mund të largohet. Sot ai do të nisë rifillojë stërvitjen me pjesën tjetër të grupit.

The post Braziliani mbyll para kohe pushimet dhe vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Spalletti appeared first on Telesport.