Bruno Fernandes është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, e cila skadon në qershor, por me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. Megjithatë, situata mes palëve është për momentin shumë e ndërlikuar.
Pasi portugezi bëri komente kritike pas poshtërimit ndaj Como-s 4-1 në Champions League, Fernandes e ndoqi nga stoli humbjen e rëndë të United-it ndaj Bournemouth-it në “Old Trafford” gjatë fundjavës. Qëndrimi i tij në stol u konsiderua si një ndëshkim nga trajneri Michael Carrick.
Në këtë situatë, gjasat që Bruno Fernandes të largohet nga United gjatë merkatos së janarit, por më shumë në merkaton e verës janë shumë të mëdha. Mediet angleze bëjnë me dije se për momentin klubi më i interesuar për portugezin është Milan, aty ku Ruben Amorim, ish-trajneri i tij, e pret krahëhapur.
Por, transferimi i një lojtari si Bruno Fernandes nuk do të jetë aspak i lehtë për Milanin. Një nga pengesat më të rëndësishme është paga e majme e portugezit, i cili duhet të bëjë një ulje të ndjeshme nëse do që të rikthehet në Serie A, aty ku më parë ka luajtur me Sampdorian dhe Udinesen.
The post Bruno Fernandes dhe Man. Unted në krizë totale, portugezi mund të rikthehet në Serie A appeared first on Telesport.
