Galatasaray është duke udhëhequr 2-0 pas 45 minutave të para në “Rams Park”, në derbin e madh të Stambollit, i vlefshëm për javën e nëntë të Superligës turke.
Derbi u zhbllokua në minutën e 29-të, ku i zakonshmi Victor Osimhen gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës, pas asistit të Baris Yilmaz.
Në minutën e 44-të, ishte sërish Osimhen që gjeti golin, këtë herë duke devijuar me kokë në rrjetë goditjen e Davinson Sanchez. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Galatasaray-in. Me dy golat e shënuar deri tani, Osimhen arrin në kuotën e tetë golave në nëntë javë.
Ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani, Vedat Muriqi gjendet në stol sot ndaj Galatasaray, ndërsa nga minuta e parë luan Romelu Lukaku.
The post Derbi i madh i Stambollit, Galatasaray e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Osimhen është “monstër” (video) appeared first on Telesport.
