Bruno Guimaraes është transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit. Braziliani u transferua nga Neëcastle për 87 milionë euro, rekordi mbahet nga Declan Rice me 105 milionë euro.

Ashtu siç ka bërë edhe në klubet e tjera ku ka luajtur më parë, Bruno Guimaraes do të veshë fanellën me numrin 39, një numër shumë i rëndësishëm në jetën e tij.

Para se Bruno të bëhej futbollist profesionist, babai i tij, punonte si taksist në Rio de Janiero dhe mbante taksinë me numrin 39. Falë asaj taksie dhe sigurisht babait të tij, Bruno Guimares arriti të bëhet futbollist profesionist.

Që nga koha kur nënshkroi kontratë profesioniste me Athletico Paranaense e deri sot, në të gjitha klubet që ka luajtur, Bruno Guimaraes ka veshur fanellën me numrin 39.

The post Bruno Guimaraes nuk heq dorë. Edhe te Arsenal do të mbajë numrin 39 dhe ka një arsye speciale për këtë gjë appeared first on Telesport.