“Asnjë centimetër katror nuk do të mund të ndërtohet pa leje”, kështu tha kandidati për komunën e Çairit, Bujar Osmani duke theksuar se do të gjendet zgjidhje për ndërtimet të cilat janë pa leje momentalisht, që siç tha, familjarët do të marrin dokumentet e nevojshme të banesave të tyre.
“Ajo që do të bëjmë si komunë, një ekip i ekspertëve do të vlerësojë qëndrueshmërinë, stabilitetin sturktural të atyre ndërtesave, nëse ata janë në rregull atëherë do të bëjmë çmos dhe do të gjejmë zgjidhje se si t’i legalizojmë dhe ata familjarët të marrin dokumentet e nevojshëm për banesat e tyre. Ata të cilat nuk kanë stabilitet struktural, do të duhet të gjejmë mënyrë që t’i stabilizojmë. Nuk mundet njerëzit të jetojnë dhe të flejnë me një sy hapur se a do tu rrënohet ndërtesa mbi kokë. Nuk do të mundet të ketë ndërtesa pa leje në komunën e Çairit as një pëllëmbë dhe këtë ua premtoj me gjithë forcën e premtimit, argumentit”, tha Bujar Osmani.
Në anën tjetër, Izet Mexhiti tha se në fokus do të jenë pensionistët, ku do të investohet në ambientin, shërbime dhe në mirëqenien e tyre.
“Vizita e sotme ka një domethënie të veçantë për mua sepse nuk vijë vetëm për të dëgjuar por edhe për të dëshmuar se fjalët tona po bëhen realitet. Ashtu siç u kemi premtuar para disa javëve, shoqata tashmë ka për përdorime dh enjë hapësirë shtesë që shërben për aktivitetet ditore dhe për të qenë më të përfshirë në jetën shoqërore të komunës. Më gëzon fakti që këtë vit, pensionistët kanë marrë mbështetje nga qeveria, përfshirë rritjen e pensioneve një hap i rëndësishëm drejt sigurisë ekonomi për të moshuarit tanë. Vlen të theksohet se programi im zgjedhor është një program që e vendosë kujdesin për pensionistët si përparësi. Ne do të vazhdojmë të investojmë në ambiente, shërbime dhe mirëqenien e pensionistëve sepse në komunë e mirë matet edhe nga mënyra se si i trajton pensionistët e vet”, tha Izet Mexhiti./tv21.tv