Bullgaria është shpallur fituese e “Eurovisionit” për vitin 2026 me këngën “Bangaranga”, të interpretuar nga këngëtarja Dara, përcjell TV21.

Fitorja e Bullgarisë ishte surprizë dhe shënon herën e parë që ky shtet triumfon në garën evropiane të këngës.

Bullgaria fitoi si në votat e jurisë, ashtu edhe në ato të publikut, duke grumbulluar gjithsej 512 pikë.

Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, ndërsa Rumania përfundoi e treta me 296 pikë.

Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e mbylli garën në vendin e 13-të.