Cagliari ka fituar 3-2 ndaj Atalantës në sfidën e luajtur në stadiumin “Unipol Domus”, sfidë e vlefshme për javën e 34-të në Serie A. Vendasit shënuan dy gola të shpejtë që në 8 minutat e para më Paul Mendy. Sulmuesi senegalez i cili ka shënuar 15 gola me Cagliari U20 këtë sezon, debuton për herë të parë si titullar me ekipin e parë dhe shënon pas vetëm 15 sekondash lojë, duke qenë kështu një nga golat më të shpejtë në historinë e Serie A.
Në minutën e 8-të, 19-vjeçari Mendy shënoi golin e dytë për Cagliarin. Në fund të pjesës së parë, Gianluca Scamacca shënon dy gola të shpejtë dhe barazon shifrat për Atalantën. Sulmuesi gjeti golin në minutat 40′ dhe 45′. Pjesa e parë mbyllet 2-2.
Në fillim të pjesës së dytë, Cagliari gjen golin e avantazhit me Gennaro Borrelli, i futur si zëvendësues në vend të Mendy, i dëmtuar. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Cagliari fiton 3-2 dhe renditet në vendin e 16-të me 36 pikë. Atalanta mbetet në vendin e 7-të me 54 pikë dhe me shumë mundësi do të jetë jashtë Europës për sezonin e ri.
The post Cagliari merr fitoren me shije mbijetese dhe lë Atalantën jashtë zonës së Europës. Paul Mendy, mbajeni mend mirë këtë emër (video) appeared first on Telesport.
