Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit, sipas mediave turke, është i vendosur të transferohet te Galatasaray për të realizuar ëndrrën e veshjes së fanellës së skuadrës së tij të zemrës. Për t’ia arritur kësaj, “regjisori” zikaltër është i gatshëm të bëjë edhe sakrifica. Më konkretisht, nuk e ka problem ta ulë pagën nga 6.5 milionë në 5 milionë euro në sezon për ta lehtësuar arritjen e marrëveshjes në merkato.

Sipas “Sozcu Gazetesi”, klubi zikaltër e vlerëson kartonin e 32-vjeçarit rreth 25 milionë euro, ndërsa buxheti fillestar i klubit të Stambollit llogaritet mes 10 dhe 12 milionë euro. Megjithatë, vullneti i fortë i lojtarit dhe presioni i trajnerit Okan Buruk mund ta ngushtojnë diferencën mes palëve dhe të hapin rrugën për një marrëveshje të mundshme.

 

 

The post Calhanoglu, rikthehet “telenovela turke”: Gati ta ulë edhe pagën, dëshiron patjetër Galatasaray appeared first on Telesport.