João Cancelo pritet të fitojë La Liga-n me Barcelonën. Nëse nuk ndodh ndonjë përmbysje e madhe, skuadra katalanase mund të shpallet kampione shumë shpejt, madje që në javën e ardhshme, nëse Real Madridi nuk fiton dhe Barça merr 3 pikët.
Nëse kjo ndodh, Cancelo do të arrijë një rekord historik; asnjë lojtar nuk e ka fituar titullin në 4 nga 5 ligat kryesore të Europës. Ai ka qenë kampion në Angli, Itali, Gjermani dhe tani pritet ta mbyllë “ciklin” në Spanjë. Më parë, as Cristiano Ronaldo dhe as Arjen Robben nuk e kanë arritur këtë, pasi nuk kanë luajtur në të gjitha këto liga.
Cancelo ka fituar tituj me klube të mëdhenj: Manchester City në Premier League, Juventusi në Serie A dhe Bayern Munich në Bundesliga (si i huazuar). Te Barça është gjithashtu në huazim.
Karriera e tij ka kaluar nga Valencia tek Interi, Juventus, Manchester City, Bayern Munich dhe Barcelona, duke u bërë një nga lojtarët më “globalë” të futbollit modern. Tani, me një hap larg titullit në Spanjë, Cancelo mund të hyjë në histori si lojtari që ka fituar titullin në 4 nga 5 ligat më të mëdha të Europës.

The post Cancelo, rekordmeni historik i ligave më të forta të Europës appeared first on Telesport.
