Raphinha do të jetë kapiteni i Brazilit për dy ndeshjet miqësore, atë ndaj Japonisë më 14 nëntor dhe atë ndaj Singaportit më 17 nëntor. Ky është vendimi që ka marrë Carlo Ancelotti, i cili ka zgjedhur sulmuesin e Barcelonës të mbajë shiritin e kapitenit para Vinicius Junior apo Bruno Guimaraes.
Edhe pse nuk është hera e parë që Raphinha do të mbajë shiritin, ky vendim vjen si shpërblim për ndikimin në rritje të sulmuesit, si në nivel klubi ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Ndonëse u mendua edhe mundësia e rotacionit të shiritit mes lojtarëve, trajneri italian vendosi përfundimisht t’i besojë shiritin e kapitenit vetëm Raphinha-s.
The post Carlo Ancelotti i jep goditjen e radhës Vinicius Junior dhe zgjedh Raphinha-n para tij appeared first on Telesport.
