Michael Carrick thotë se i pëlqen të shohë se kush është gati për betejë në momente të vështira, ndërsa trajneri i Manchester United përballet me presionin në rritje para ndeshjes së sotme në Champions League kundër Atletico Madrid.
Trajneri i “Djajve të Kuq” është vënë në shënjestër nga mediat dhe tifozët pas barazimit 1-1 ndaj Tottenham në kampionat, me ekipin që shënoi fillimin më të dobët të United në Premier League që nga viti 1986.
Kalendari i ngjeshur e bën të vështirë këtë rrugëtim të tij: “Futbolli dhe ndërtimi i diçkaje kërkojnë një rrugëtim dhe duhet t’i kalosh pengesat. Jam ulur këtu me Diego Simeone dhe jam i sigurt se ka pasur momente të vështira kur gjërat nuk kanë shkuar sipas planit”.
“Ata kanë pasur suksese të mëdha, duke fituar kampionate dhe duke arritur në fazat e avancuara të Ligës së Kampionëve, por sigurisht kanë pasur edhe periudha kur gjërat nuk kanë shkuar siç duhet”, shtoi Carrick.
“Kemi ekipe në ligën tonë që kanë pasur sukses, por rruga drejt tij nuk ka qenë gjithmonë në një drejtim të vetëm. E kuptoj që, kur gjërat nuk shkojnë mirë, krijohet një zhurmë e madhe dhe një ndjesi se është katastrofë, gjithçka është gabim dhe duhet ndryshuar gjithçka”, shtoi trajneri i Manchester United.
Në fund, Carrick tha: “Sigurisht që e kuptoj këtë, por kjo nuk është pjesë e mentalitetit tonë. Për të arritur diçka, vërtet, duhet të jesh në gjendje të përballesh me situata të vështira dhe t’i kapërcesh ato. Dua të shoh në fushë lojtarët që përballojnë presionin e kanë guxim të luajnë për fitore”.
The post Carrick mesazh skuadrës: Dua të shoh ata që kanë guxim të luajnë për fanellën e United appeared first on Telesport.
