Disa e kanë vlerësuar nisjen e Manchester United në Premier League si më të lehtën në ligë. “Djajtë e kuq” do të përballen me Hull City, të sapongjitur në kategori dhe Ipswich në dy ndeshjet e tyre të para, përpara ndeshjeve kundër Everton dhe derbin me Manchester City.

Megjithatë, trajneri Michael Carrick thotë se çdo etiketë ‘favorizuese’ është e pakuptimtë. “Për të gjithë ne që e njohim Premier League, këtu nuk ka nisje të favorshme. Është një nisje e vështirë me të dyja ekipet, sidomos të shtunën, me një ekip të sapongjitur, larg shtëpisë”, tha Carrick.

Kam qenë i përfshirë në të tilla takime në të kaluarën, kështu që jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që është në lojë, çfarë po na pret dhe për çfarë duhet të jemi të përgatitur. Nuk ka favore. Duket sikur është e lehtë por në Premier nuk ekziston fjala e lehtë”, shtoi më tej trajneri i Manchester United.

Lidhur me faktin nëse Hull është paksa një entitet i panjohur pas një vere të ngjeshur, Carrick shtoi: “Kjo është bukuria e sezonit të ri. Sigurisht, për ekipet që vijnë dhe për pjesën më të madhe, ka ndryshime brenda grupit. Është gjithmonë sfida kur luan kundër tyre”.

“Ka atë freski dhe gjallëri rreth klubit për hyrjen në Premier League dhe atë që sjell kjo. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe do të jemi të përgatitur. E dimë se çfarë do të sjellë ndeshja dhe sa të mirë duhet të jemi për të marrë një rezultat“, deklaroi Carrick.

The post Carrick: Në Premier League nuk ka ndeshje të lehta, e dimë se çfarë na pret në debutimin sezonal appeared first on Telesport.