Pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë, ligamentit kolateral të jashtëm dhe tendinit popliteal të këmbës së djathtë, një lajm i mrekullueshëm mbërriti për Dani Carvajal. Real Madrid ka vendosur që t’i rinovojë kontratën me mbrojtësin e djathtë 32-vjeçar spanjol për dy vite, deri më 30 qershor 2026. Një shenjë mbështetjeje absolute nga klubi i Florentino Perez pas dëmtimit të rëndë të pësuar dje.

“Real Madrid CF njofton se, siç pritej, ka rënë dakord me Dani Carvajal për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2026. Carvajal iu bashkua Real Madridit në vitin 2002, kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe luajti në të gjitha kategoritë e sistemit tonë të të rinjve, nga Alevín B në Castilla në 2010.

Më 12 maj 2004 ai ishte protagonist i një imazhi ikonë në historinë tonë, vendosja e gurthemelit të Ciudad Real Madridit pranë presidentit të nderit të atëhershëm Alfredo Di Stefano.

Ai është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2013 dhe në dymbëdhjetë sezonet e tij në të cilat mbrojti fanelën tonë u bë legjendë e Real Madridit dhe e futbollit botëror.

Me Real Madridin ai fitoi 26 tituj në 427 ndeshje: 6 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 5 Superkupa Evropiane, 4 kampionate, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanjolle. Carvajal është një nga vetëm pesë lojtarët që kanë fituar gjashtë Kupa Evropiane.

Në Wembley, më 1 qershor, ai u shpall lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve, në të cilën Real Madrid fitoi Kupën e tij të 15-të Evropiane.

Carvajal është gjithashtu një legjendë e kombëtares spanjole, me të cilën ka bërë 50 paraqitje. Me fanelën e Spanjës ai fitoi 1 kampionat evropian, 1 Ligë të Kombeve, 1 kampionat evropian U-21 dhe 1 kampionat evropian për U19.

Real Madrid dëshiron t’i tregojë të gjithë mbështetjen dhe dashurinë e tij dhe i uron një shërim të shpejtë, në mënyrë që ai të shijojë përsëri futbollin e tij në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën zyrtare të Real Madrid.