Trajneri Pep Guardiola ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e Manchester City, duke rikonfirmuar mbështetjen e tij për klubin pas vendimit të Premier League për shkeljet e rregulloreve financiare.

“Dua që çdo tifoz i Manchester City në mbarë botën ta dijë se unë jam këtu, më shumë se kurrë,” shkroi trajneri katalanas në një mesazh drejtuar tifozëve.

“Jam, kam qenë gjithmonë dhe do të jem gjithmonë në krah të klubit tim, pronarit, presidentit, Ferran, lojtarëve, stafit, Enzo dhe jush, tifozëve tanë të veçantë,” shtoi Guardiola.

Në fund, trajneri spanjoll që bëri epokë me ‘qytetarët’ komentoi: “Dua të jem i qartë: ne do ta kalojmë këtë së bashku. Ju dua të gjithëve”.

The post Çështja e Manchester City, trajneri Guardiola merr qëndrim: Gjithmonë në krah të klubit tim appeared first on Telesport.