Një detaj në paraqitjen e Leonora Jakupit në emisionin “Canape” tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës, këngëtarja u shfaq me njërin sy pjesërisht të mbyllur, gjë që ngjalli pyetje dhe aludime të ndryshme nga ndjekësit.

Përballë interesimit të madh, Jakupi vendosi të sqarojë vetë situatën. Përmes një postimi të publikuar sot, ajo bëri të ditur se problemi ishte shkaktuar nga një “rrzull” i krijuar në kapakun e syrit.

Artistja tregoi se gjatë ditës së sotme iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tij. Sipas shpjegimit që kishte marrë nga mjeku, bëhet fjalë për një inflamacion që mund të shfaqet si pasojë e prekjes së syrit me duar, lotimit, por edhe mungesës së gjumit.

The post Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi appeared first on Veriu.info.