Arsenal do të luajë ndaj Girona në ndeshjen e fundit të kësaj faze të Champions League. Trajneri Mikel Arteta rrezikon të mos ketë në dispozicion mbrojtësin William Saliba, që ka munguar në seancën stërvitore të zhvilluar të hënën.

Ben White vazhdon gjithashtu të mungojë së bashku me Takehiro Tomiyasu, edhe pse të dy janë afër rikthimit. Lajm i mirë është rikthimi i Martin Odegaard, që ka rikuperuar nga problem shëndetësor.

Është një ndeshje delikate, ku synojmë një rezultat pozitiv, që do të na çonte direkt në fazën tjetër të Champions. Por duhet të mendojmë edhe për të dielën, pasi kemi një tjetër ndeshje të madhe ndaj Manchester City”, u shpreh Arteta.

Ndërkohë që, mesjavën tjetër, Arsenal do të synojë përmbysjen ndaj Newcastle në Carabao Cup. “Kjo është një javë vendimtare për sezonin. Nëse në Champions jemi të qetë duhet të luftojmë e fitojmë në Premier dhe Kupë”, tha Arteta.

The post Champions, City në kampionat dhe Newcastle në Kupë, flet Arteta: Na pret një javë e vështirë appeared first on Telesport.