Liverpool ka marrë fitoren e dytë rresht në Champions League, në po kaq ndeshje. Anglezët fituan 3-6 në transfertën austriake ndaj LASK. Fillimisht për Liverpool-in shënoi Ronald Araujo në minutën e 22-të. Uruguajani shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit. Dy minuta më pas ishte radha e Bradley Barcola, pas asistit të Lewis Koumas. Francezi shënoi me një goditje të lehtë brenda zonën.

Në minutën e 37-të, Liverpool gjen golin e tretë. Shënon sërish Bradley Barcola, këtë herë pas asistit të Florian Wirtz. Pjesa e parë u mbyll 0-3 për Liverpool-in.

Pjesa e dytë ishte akoma edhe më e bukur. Liverpool shënoie dhe tre herë të tjera, me Jeremie Frimpong 51′, Bradley Barcola 66′ dhe Lewis Koumas 72′. Vendasit shënuan po ashtu tre herë në pjesën e dytë, Ljubicic dhe dopieta e Flecker, që vlejnë vetëm sa për statistikë.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër, Feyenord fitoi 3-2 në Rotterdam ndaj Como. Liqenorët kaluan të parët në avantazh me Assane Diao, i cili pasi kaloi në mënyrë spektakolare mbrojtësin kundërshtar, dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 18-të.

Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat 1-1 me Gjivai Zechiwl, i cili shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Holandezët e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Anis Hadj Moussa, i cili gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Në minutën e 81-të, Anis Hadj Moussa vulos fitoren për holandezët me një supergol nga distanca, ku topi përfundoi në rrjetë, edhe falë devijimit të njërit prej lojtarëve të Como. Anastasios Douvikas shënoi golin e dytë për Como-n në fund të shtesës dhe nuk kishte më kohë për më shumë. Feyenoord fiton 3-2.

SHIKOGOLAT

The post Champions League: Lumë golash në Austri, Barcola “hat-trick”. Como del me kokën ulur nga Rotterdami (video) appeared first on Telesport.