“Në nivel personal ishte një paraqitje normale, thjesht për të marrë minuta në këmbë”, – tha Rayan Cherki për TF1, pas miqësores që Franca e humbi me Bregun e Fildishtë. Mesfushori i Manchester City shënoi fillimisht golin e ndeshjes, duke treguar fokus te Botërori që po afron.

Në një kombëtare me konkurrencë të madhe, ku Didier Deschamps për momentin preferon tridentin Mbappé-Olise-Dembélé, mesfushori Cherki pranon se nuk e ka të sigurt vendin titullar: “Nuk e di nëse do jem titullar në Botëror, duhet ta pyesni trajnerin. Sidoqoftë jam gati të luaj nga fillimi dhe të jap gjithçka”.

Deschamps e vlerësoi: “Ka shumë cilësi dhe mirëkuptim me sulmuesit e tjerë”. Sipas tij, aftësia për të ndërruar pozicione e bën Francën më pak të parashikueshme.

Cherki shtoi për lidhjen me Michael Olise: “Me të kuptohemi pa folur fare”. Më pas ai deklaroi: “Nuk shkojmë në Botëror si favoritë, por për t’i shkatërruar të gjithë”, duke theksuar edhe sezonin e tij me 4 gola dhe 12 asiste.

The post Cherki në “sparkatë”: Në Botëror suk shkojmë si favoritë, por për t’i shkatërruar të gjithë appeared first on Telesport.