Një stuhi e fortë mediatike ka përfshirë kombëtaren e Kolumbisë në prag të Botërorit 2026. Gjatë një ceremonie me dyer të mbyllura për dorëzimin e flamurit kombëtar nga presidenti Gustavo Petro, kapiteni James Rodríguez është bërë qendra e kritikave pasi dyshohet se ka injoruar vajzën 18-vjeçare të presidentit, Antonella.
Sipas videove, ajo i kishte kërkuar një foto 34-vjeçarit, ish-lojtar të Real Madridit, por ai ka vazhduar rrugën për të përshëndetur autoritetet e tjera në skenë. Rasti është përhapur menjëherë në rrjetet sociale dhe është kthyer në trend në “X”, duke ndezur debat të madh publik.

Gjatë ceremonisë, lojtarët janë dukur të tensionuar dhe jo shumë të buzëqeshur, edhe gjatë marrjes së tradicionales “Sombrero Vueltiao” nga presidenti. Në foton zyrtare, James është pozicionuar në rreshtat e pasmë, ndërsa flamuri u mbajt nga Luis Díaz dhe shokët e tij.
Reagimet politike nuk munguan, me këshilltaren Heidy Sánchez që e sulmoi ashpër: “Njeri prej kartoni, frikacak në fushë”.
The post Rodríguez injoroi vajzën e presidentit, shpërthejnë polemikat e forta te Kolumbia para Botërorit appeared first on Telesport.
