Chivu e ka praktikisht titullin e Serie A në dorë, me +12 pikë avantazh dhe 5 javë para fundit, teksa tani synon dopietën sezonale. Interi i tij mund të arrijë finalen e “Coppa Italia” dhe të kërkojë dopietën që mungon nga sezoni 2009/10 me José Mourinho. Pengesa është Como, që kërkon surprizën pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë. Ndeshja luhet sonte prej orës 21:00.
Historiku mes dy skuadrave është plot gola; 4-0 për Interin në ndeshjen e parë të kampionatit dhe 4-3 në kthim, fazën e dytë. Marcus Thuram ka shënuar në të gjitha përballjet. Fabregas nuk e ka mposhtur kurrë Interin në Itali.
Zikaltrit vijnë pa Bastoni dhe Lautaro, me rotacione dhe Bonny pranë Thuram. Në mesfushë pritet të luajnë Barella, Calhanoglu dhe Zielinski. Fabregas pritet të ndryshojë skemë në 3-4-2-1 me Nico Paz dhe Baturina pas Douvikas. Como nuk e ka mposhtur Interin që nga 1985/86 dhe nuk fiton në “San Siro” që nga 1949/50. Interi kërkon finalen dhe “Coppa Italia” e 10-të në histori.
The post Chivu drejt dopietës sezonale, Fabregas kërkon finalen historike. Inter–Como premton spektakël appeared first on Telesport.
