Çmimet globale të naftës ranë ndjeshëm pas një ndërprerjeje të luftimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shënuar rënien e tyre më të madhe që nga 8 prilli. Kontratat e ardhshme të Brent, indeksi global i referencës, u mbyllën në 85.87 dollarë për fuçi, duke rënë me 11.3%. Nafta bruto amerikane ra rreth 7% në 82.61 dollarë për fuçi. Presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA-të ndërprenë sulmet ndaj Iranit me kërkesë të regjimit iranian dhe paralajmëroi se do të rifillojnë sulmet nëse nuk arrihet një marrëveshje e re armëpushimi. Trafiku i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet gjithashtu shumë nën nivelet e paraluftës./Alsat.mk.
The post Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit appeared first on Alsat.
