Como e drejtuar nga Cesc Fabregas do të luajë në Champions League për herë të parë në historinë e saj. Ndaj, është e nevojshme që skuadra të përforcohet në disa drejtime.
Ndërkohë, një nga objektivat e mëdha të klubit italian është transferimi përfundimtar i Nico Paz, yllit të tyre kryesor. Argjentinasi refuzoi të rikthehej te Real Madrid këtë verë, duke dashur të vazhdojë ende te Como.
Sipas asaj që zbulon Sky Sports, Como po punon për transferimin përfundimtar të Nico Paz, për të cilin Real Madrid kërkon 60 milionë euro për të hequr dorë plotësisht prej argjentinasit.
The post Como do të luajë në Champions për herë të parë, gati transferimi historik prej 60 milionë euro appeared first on Telesport.
