Como është rikthyer te fitorja në Serie A, pas tre javësh. Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas fitoi 0-2 në transfertën ndaj Genoa, sfidë e vlefshme për javën e 34-të.
Goli i parë i takimit u shënua që në minutën e 10-të, ku Anastasios Douvikas shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Lucas Da Cunha. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Como-n.
Në minutën e 67-të, ishte Assane Diao që dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë. Pas kësaj fitoreje, Como mbetet në vendin e pestë me 61 pikë, dy pikë më pak se Juventus, por bardhezinjtë nuk kanë luajtur ende për këtë javë dhe do të përballen me Milanin në mbrëmje.
The post Como rikthehet te fitorja dhe i tregon Juventusit se ende nuk është dorëzuar për vendin e 4-të (video) appeared first on Telesport.
