Nuk kanë munguar befasitë në takimet e para për sot në Conference League, të vlefshme për javën e tretë. Atalanta ka zhgënjyer në shtëpi duke barazuar 1-1 ndaj Kairat Almaty. Për bergmaskët barazoi shifrat Nikola Krstovic në minutën e 83-të.
Crvena Zvezda fitoi vetëm në frymën e fundit 2-1 ndaj Inter Escaldes. Ajax mori një fitore të thellë në transfertë 1-6 ndaj Midtjylland. Trabzonspor u mund 0-1 në shtëpi nga Freiburg.
Surpriza e madhe e mbrëmjes ishte fitorja e Lincoln Red Imps 1-0 ndaj Hajduk Split. Kjo është fitorja e tretë për klubin nga Gjibraltari në historinë e tyre në Conference League dhe e para për këtë vit.
Barazim pa gola në Danimarkaë në sfidën mes Aarhus dhe Braga. I njëjti rezultat edhe në Finlandë, në sfidën Kups-Gent.

The post Conference League: Zhgënjen Atalanta, Trabzonspor humbet në shtëpi. Surpriza e mbrëmjes është fitorja e Lincoln Red Imps appeared first on Telesport.
