Egnatia do të luajë sot ndeshjen e tretë në Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë në transfertë ndaj Univ. Craiova.
Sigurisht që rumunët konsiderohen si favoriti kryesor për këtë takim, por Egnatia ka treguar në dy ndeshjet e para që mund të hapë telashe ndaj kujtdo kundërshtari. Deri tani, Egnatia ka vetëm dy pikë, dy barazime në dy ndeshjet e para, 1-1, ndaj dy ekipeve daneze, Midtjylland dhe Aarhus.
Përsa i përket formacionit zyrtar për këtë takim, trajneri Nevil Dede nuk ka lënë vend për surpriza dhe ka hedhur nga fushë 11-shen më të mirë të mundshme
Egnatia XI: Dajsinani; Yago, Ajetovikj, Bitri, Jaime; Aleksi, Medeiros, Albanese, Kryeziu; Loukili dhe Adjessa.
The post Egnatia për të bërë mrekullinë në Rumani. Zbulohet formacioni zyrtar i rrogozhinasve ndaj Univ. Craiova appeared first on Telesport.
