A mund të luajë Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës 2030, kur të jetë 45 vjeç?

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, mendon se po. Tekniku ka bërë një deklaratë befasuese për sulmuesin. Sipas tij, CR7 mund t’ia dalë edhe në turneun tjetër botëror.

“Askush nuk duhet ta dyshojë nëse Cristiano mund t’ia dalë të luajë edhe pas katër vitesh. E ka merituar rrugëtimin e karrierës dhe çdo sukses”.

“Do të na pëlqente shumë të ishim në gjendje t’ua përçonim modelin e Ronaldos të gjithë futbollistëve të rinj në Portugali, sepse ai është një model për t’u ndjekur”.

The post “Cristiano mund të luajë edhe në Botërorin 2030”, befason trajneri i Portugalisë! appeared first on Telesport.