Presidenti i UFC, Dana White, ka folur për gjendjen dhe rikthimin e mundshëm të Conor McGregor në MMA. Kampioni irlandez u rikthyer këtë verë na kafaz, në eventin UFC-329 (11 korrik), ku u mund pas një dëmtimi nga Max Holloway.

Dueli nuk shkoi sipas planit dhe McGregor pësoi një humbje poshtëruese. Vetëm pak sekonda pas fillimit të sfidës, McGregor pësoi një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) dhe në menisk.

Ai u shpall menjëherë i paaftë për të vazhduar luftën dhe më vonë u pa duke çaluar teksa dilte nga arena. Tani, du muaj pas asaj sfide, presidenti Dana White, ka dhënë një informacion të rëndësishëm lidhur me rikthimin e tij.

“Folëm me Conor McGregor përmes FaceTime ndërsa ishim pranë një eventi. Por, ajo që mund t’ju them për momentin është se Conor McGregor do të jetë jashtë për një vit“, deklaroi presidenti i UFC-së.

Për momentin, nuk ia vlen të flasësh për çështjen e Conor McGregor. Ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gju, do të duhet të kalojë përmes fizioterapisë; e gjithë kjo kërkon kohë”, tha Dana White.

Dhe, kur mjeku të thotë se mund të rifillojë stërvitjen intensive, atëherë do të fillojmë të flasim sërish për Conor McGregor“, u shpreh numri 1 i arteve marciale mikse. Së fundmi, McGregor postoi një video stërvitjeje që u bë virale.

The post Dana White zbulon se kur mund të rikthehet në kafaz Conor McGregor: Këtë vit… appeared first on Telesport.